Gjendet i pajetë punëtori 28-vjeçar në resortin në Divjakë - Gazeta Express
string(58) "gjendet-i-pajete-punetori-28-vjecar-ne-resortin-ne-divjake"

Gjendet i pajetë punëtori 28-vjeçar në resortin në Divjakë

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2022 22:29

Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në dhomat e punëtorëve në një resort në Divjakë. I riu ishte punonjës në këtë resort.

Divjakë / Informacion paraprak

Lexo Edhe:

Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Express