Një burrë rreth 70 vjeç është gjetur i mbytur këtë të mërkurë në plazhin e vjetër të Vlorës. Sipas policisë, ai dyshohet se ishte pushues, por ende nuk dihet nëse ishte banor i zonës apo turist.
Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta. Dyshohet se mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar ndonjë problem shëndetësor në ujë.
Në vendngjarje shkuan menjëherë policia dhe ambulanca, ndërsa trupi i pajetë u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Vlorës. Deri tani, identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.