Gjendet i gjallë në pusetë 8-vjeçari i zhdukur prej 8 ditësh në Gjermani - Gazeta Express
string(72) "gjendet-i-gjalle-ne-pusete-8-vjecari-i-zhdukur-prej-8-ditesh-ne-gjermani"

Gjendet i gjallë në pusetë 8-vjeçari i zhdukur prej 8 ditësh në Gjermani

Gazeta Express

29/06/2022 23:11

Një djalë tetëvjeçar është gjetur i gjallë në një pusetë, pas 8 ditësh i zhdukur në Gjermani.

Mediat e huaja raportojnë se djaloshi tetëvjeçar me aftësi të kufizuara, u zhduk më 17 qershor nga Oldenburgu i Gjermanisë, teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe u gjet 300 metra larg shtëpisë në gjendje të dehidratuar dhe hipotermie.

Lexo Edhe:

Policia përjashton hipotezën e rrëmbimit dhe beson se fëmija mund të jetë ngjitur vullnetarisht në një tub kullimi pranë shtëpisë dhe më pas ka humbur orientimin brenda tubave të kanalizimeve. Kërkimet e policisë kishin nisur menjëherë, por pa rezultat. Ai u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili dëgjoi rënkime që vinin nga poshtë pusit dhe lajmëroi autoritetet.

Pas mjekimeve të para në vendin e zbulimit, fëmija është shtruar në spital, pa lëndime të rënda, por në gjendje të lehtë hipotermie.