Dje një banor i fshatit Banjë e Malishevës ka hasur në një granatë dore të pashpërthyer.
Njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intervenuar dhe ka tërhequr granatën në mënyrë të sigurtë, duke shmangur rreziqe për banorët.
”Eshtë raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një granatë dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurtë”.