Gjendet e vdekur një grua 45 vjeçare në Pogradec, kishte ndërruar jetë disa ditë më parë! Vajza e saj 9 vjeçe pa tmerr me sy - Gazeta Express
string(122) "gjendet-e-vdekur-nje-grua-45-vjecare-ne-pogradec-kishte-nderruar-jete-disa-dite-me-pare-vajza-e-saj-9-vjece-pa-tmerr-me-sy"

Gjendet e vdekur një grua 45 vjeçare në Pogradec, kishte ndërruar jetë disa ditë më parë! Vajza e saj 9 vjeçe pa tmerr me sy

Gazeta Express

26/09/2020 10:59

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Pogradeci ku është gjetur e vdekur një grua 45 vjeçe me inicialet M.M.

Sipas policisëë, gruaja kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë dhe jetonte me vajzën e saj 9 vjeçe.

Lexo Edhe:

Mirëpo kjo e fundit, vuante nga paaftësi fizike dhe ka parë tmerr me sy deri në momentin që trupi i pajetë i së ëmës u konstatua nga policia.

Aktualisht vajza është në pediatri nën kujdes mjekësor ndërsa gruaja e pajetë është dërguar në morg dhe pritet që ekspertiza të gjejë shkakun e vdekjes edhe pse paraprakisht dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.