Gjendet e vdekur një 91-vjeçare në Prishtinë, policia nis hetimet - Gazeta Express
string(64) "gjendet-e-vdekur-nje-91-vjecare-ne-prishtine-policia-nis-hetimet"

Gjendet e vdekur një 91-vjeçare në Prishtinë, policia nis hetimet

Lajme

Gazeta Express

02/03/2024 19:57

Një 91-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot, në një banesë në rrugën “Halil Ademaj”, në afërsi të Parkut të Qytetit  në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Halil Ademaj’ në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e vdekjes së personit (femër) 91-vjeçare”, ka thënë ajo për Express.