Gjendet e vdekur në një hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian - Gazeta Express
string(67) "gjendet-e-vdekur-ne-nje-hotel-vajza-e-aktorit-te-njohur-hollivudian"

Lajme

Gazeta Express

02/01/2026 8:49

Gjendet e vdekur në një hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian

Lajme

Gazeta Express

02/01/2026 8:49

Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones, u gjet e vdekur të enjten në San Francisko, sipas mediave të huaja.

tomy leee dhe e bija

Ajo ishte 34 vjeç dhe u gjet e pajetë në një hotel luksoz pak para orës 3 të mëngjesit sipas orës lokale të enjten. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur, megjithatë sipas mediave të huaja, nuk ka prova për krim.

Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç.

34 vjeçarja kishte bërë paraqitje të kufizuara në aktrim si e re, së pari në filmin e vitit 2002 të babait të saj, “Men in Black II”.

Ajo u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 2005, “The Three Burials of Melquiades Estrada’, të drejtuar nga babai i saj, ku luante edhe njerka e saj, Dawn Laurel-Jones, si fotografe në sheshxhirim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement