Gjendet e pajetë pranë hekurudhës zyrtarja e Ambasadës Amerikane në Ukrainë - Gazeta Express

Gjendet e pajetë pranë hekurudhës zyrtarja e Ambasadës Amerikane në Ukrainë

Lajme

Gazeta Express

30/09/2020 22:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kiev të Ukrainës, ku një punonjëse e ambasadës amerikane ka humbur jetën, pasi u sulmua. Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes.

Sanver Nikaelo u gjet pa ndjenja nga kalimtarët pranë një linje hekurudhore, në Kiev. Ajo kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

“Gjatë kontrollit në sendet e saj personale, u gjet një kartë identiteti me emrin e saj ku thuhej se ajo është një punonjëse e ambasadës amerikane,” njoftoi policia.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është një burrë 30-40 vjeç, me flokë të shkurtër e të zinj, i cili kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza, bluzë dhe atlete blu të errët, në momentin e vrasjes.