Gjenden mbetjet e aeroplanit ushtarak që humbi të hënën në Antarktik


Gazeta Express
12 Dhjetor 2019 18:43

Ministri i Mbrojtjes i Kilit tha se ekipet e kërkimit gjetën një aeroplan ushtarak që humbi të hënën gjatë rrugës për në Antarktidë.

Alberto Espina tha sot se ata kishin gjetur mbetjet e disa prej 38 pasagjerëve që ishin në aeroplan kur u ngrit nga pjesa më jugore e Kilit.

Një aeroplan ushtarak C-130 Hercules me 38 pasagjerë dhe ekuipazh u nis pasditen e së hënës nga baza Punta Arenas në jugun e largët të Kilit për një fluturim të planifikuar mirëmbajtjeje drejt një baze kiliane në Antarktidë. Kontakti në radio humbi 70 minuta pas ngritjes.

Brenda disa orësh, forca ajrore deklaroi se avioni kishte humbur, por ishte vetëm dje që një aeroplan inspektues deti zbuloi për herë të parë mbeturinat lundruese që besohet të ishin nga aeroplan i zhdukur.

yrtarët thanë se besuan se të gjithë 38 personat në aeroplan ishin të vdekur.

“Praktikisht është e pamundur të ketë të mbijetuar,” tha Arturo Merino, komandant i Forcave Ajrore të Kilit në një konferencë shtypi në një bazë ushtarake në Punta Arenas, 3.000 kilometra në jug të Santiagos.

Te fundit


Kthehu lart