Gjatë gërmimeve në varrezat në Brekoc të Gjakovës janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovës.
Policia e Kosovës bënë të ditur se sktori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, më datën 30.07.2025, kanë realizuar ekzekutimin e urdhëresës së gjykatës, për eksumim në varreza në Brekoc të Gjakovës.
Gjatë gërmimeve në vendin e dyshuar, janë hasur mbetje eshtërore të njeriut, me interes forenzik, të cilat dyshohet se i përkasin të paktën një (1) individi, të zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore, janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML, për ekzaminim mjeko – ligjor.
“PERSON I ZHDUKUR 1998/1999. Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, , në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, më datën 30.07.2025, kanë realizuar ekzekutimin e urdhëresës së gjykatës, për eksumim në varreza në Brekoc të Gjakovës. Gjatë gërmimeve në vendin e dyshuar, janë hasur mbetje eshtërore të njeriut, me interes forenzik, të cilat dyshohet se i përkasin të paktën një (1) individi, të zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore, janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML, për ekzaminim mjeko – ligjor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.