Gjenden eshtra në fshatin Obranqë të Podujevës, dyshohet se mund të jenë të personave të zhdukuar me dhunë gjatë luftës - Gazeta Express
string(118) "gjenden-eshtra-ne-fshatin-obranqe-te-podujeves-dyshohet-se-mund-te-jene-te-personave-te-zhdukuar-me-dhune-gjate-luftes"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 12:30

Gjenden eshtra në fshatin Obranqë të Podujevës, dyshohet se mund të jenë të personave të zhdukuar me dhunë gjatë luftës

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 12:30

Sot gjatë gërmimeve në fshatin Obranqë, Komuna e Podujevës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, kanë hasur në eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se aktualisht, eshtrat e gjetura janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e IML-së, me qëllim të identifikimit të saktë.

“Këto gërmime u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kishin ndarë në fund të muajit janar, për çka ju jemi mirënjohës”, bëhet e ditur në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement