Gjenden dy turistë të huaj që kishin humbur në Bjeshkët e Nemuna - Gazeta Express
string(62) "gjenden-dy-turistetehuaj-qe-kishin-humbur-ne-bjeshket-e-nemura"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 23:14

Gjenden dy turistë të huaj që kishin humbur në Bjeshkët e Nemuna

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 23:14

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka treguar se dy turistë të huaj kishin humbur në Bjeshkët e Nemuna në Deçan.

Por, pas kërkimit intensiv në zonën malore, bashkëpunim me Policinë, KFOR’in e ambasadën e Gjermanisë në Kosovë – dy turistët janë gjetur.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka treguar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Komunikata e plotë:

Më datë 02.09.2025, rreth orës 13:30, ShKShMK ka pranuar një thirrje për një  operacion kërkimi në Bjeshkët e Nemuna, Deçan.

Dy turistë të huaj, me inicialet B.G. dhe P.G., ishin raportuar si të humbur.

Pas disa orësh kërkimi intensiv në zonën malore, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë mes ekipeve të ShKShMK-së, Kosovo Police ,NATO Kosovo Force – KFOR dhe German Embassy Pristina , të dy turistët u lokalizuan me sukses dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

ShKShMK falënderon të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë operacion.