Në kuadër të operacionit të gjerë policor të koduar “Koordinata”, vazhdojnë kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariateve përkatëse kanë zbuluar dhe asgjësuar 2,936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat ishin kultivuar në zonat e ndryshme të Shkodrës.
Për këtë operacion të rëndësishëm antikanabis, puna vijon intensivisht për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë autorët e përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni “Koordinata” është një ndër veprimet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit për të goditur kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke synuar pastrimin e zonave të Shkodrës dhe Malësisë nga aktivitetet e paligjshme.