Gjenden burrë e grua të vdekur në një shtëpi në Prizren
Gazeta Express
22/01/2020 11:42
Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit dy persona janë gjetur të vdekur nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Rastin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, ka deklaruar policia.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Express se dy personat e gjetur pa shenja jete ishin burrë dhe grua. /Express/