Gjenden afër 300 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok - Gazeta Express
string(101) "gjenden-afer-300-fisheke-dhe-nje-uniforme-me-logo-te-serbise-ne-nje-shtepi-te-pabanuar-ne-zubin-potok"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 13:29

Gjenden afër 300 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 13:29

Në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Zubin Potok.

“Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement