"Gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula..." Duka i përgjigjet ashpër Ramës: Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton... - Gazeta Express
string(113) "gjeli-i-agrares-perfaqeson-aq-shume-pula-duka-i-pergjigjet-ashper-rames-te-ka-dale-boja-robo-ska-3d-qe-te-shpeton"

Shqiperi

Gazeta Express

08/03/2021 11:51

“Gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula…” Duka i përgjigjet ashpër Ramës: Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…

Shqiperi

Gazeta Express

08/03/2021 11:51

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme i sulmoi dhe ironizoi me radhë aleatët e Bashës. Pas akuzave, kreu i Partisë Agrare Agron Duka i është përgjigjur menjëherë Ramës.

“O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.

Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët.  Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…”, shkruan Duka.

Më herët Rama e quajti Agron Dukën “…gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit.”

“Agron Duka, do mbetet në historinë e estradave politike shqiptare, si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 i cili nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ja justifikon emrin me faktin se vetë jeton me tagjinë e SHQUPIT, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula, zogj, vezë, saqë për kotec i shkon vetëm Ministria e Ushqimit”, kështu u shpreh Rama.