Golden Eagle Ylli dje u shpall kampion i Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Trepçën në seritë finale me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Kështu, therandasit arritën ta ruanin titullin e kampionit që e fituan sezonin e kaluar, duke e përsëritur suksesin e njëjtë, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa, sot kapiteni i Yllit, Gëzim Morina e publikoi një fotografi me trofeun në shtrat.
“Mirëmëngjes njerëz. Gjejeni kush hyri fshehurazi në shtratin tim mbrëmë”, shkroi Morina në profilin e tij në Facebook.
