Deputeti i LDK-së, Paris Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili i tha kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që ta gjejë një punë tjetër në vjeshtë.
“Qështu i thojshin edhe para 4 vjete Përparimit, po i vetmi që e ka pas ndërru vendin e punës ka qenë Arben Vitia”, shkroi Guri, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë, përkohësisht ishte bërë udhëheqës i një laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i kërkoi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të takohen e të bashkëpunojnë për projektet e mëdha të kryeqytetit të cilat kanë mbetur të bllokuara, ndërsa ai i tha se planet shumëvjeçare duhet të bëhen “mbase me dikë tjetër, e Rama “pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.