Gjatë vikendit mbyllet për qarkullim segmenti i Autostradës “Arbën Xhaferi” nga fshati Konjuh deri te Babushi - Gazeta Express
string(107) "gjate-vikendit-mbyllet-per-qarkullim-segmenti-i-autostrades-arben-xhaferi-nga-fshati-konjuh-deri-te-babushi"

Gjatë vikendit mbyllet për qarkullim segmenti i Autostradës “Arbën Xhaferi” nga fshati Konjuh deri te Babushi

Gazeta Express

09/07/2020 16:20

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se më 11 dhe 12 korrik 2020 ( e shtunë dhe e diel) do të bëhet mbyllja për qarkullim e segmentit 6 të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga kyçja në fshatin Konjuh deri në kyçjen e fshatit Babush, raporton Express.

Arsyeja e mbylljes së këtij segmenti për qarkullim, janë punimet që do të zhvillohen për montimin (vendosjen e trarëve) në mbikalimin në fshatin Banullë.

Lexo Edhe:

Kjo pjesë e Autostradës “Arbën Xhaferi” do të jetë e mbyllur të shtunën dhe te dielën nga ora 8.00 deri në ora 18.00.

Qytetarët që këto dy ditë kanë planifikuar të kalojnë nëpër këtë Autostradë, si rrugë alternative për qarkullim do të jetë rruga e vjetër Prishtinë – Ferizaj.