Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.4% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar mbi këtë kufi për muajin prill, që do të thotë se aktualisht çmimet në Shqipëri janë më të larta se mesatarja europiane.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin prill të vitit 2025 regjistrohet në 2.6%, duke konstatuar kështu një normë më të lartë, krahasuar me marsin e po të njëjtit vit.
Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë ishte 2.3%.
Theksojmë se metodologjia e matjes është e njëjtë me të dy metodat, por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.4% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar mbi këtë kufi për muajin prill, që do të thotë se aktualisht çmimet në Shqipëri janë më të larta se mesatarja europiane.
Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë prillit të këtij viti janë Rumania me 4.9%, Estonia me 4.4% si dhe Hungaria dhe Serbia me 4.2% dhe 4.1% respektivisht, raporton Scantv.
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Kosovën, ku për muajin prill regjistron një normë të rritjes së çmimeve prej 3%. Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 8.2% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.8%. Me rritje, po ashtu vihen re edhe grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.7%.