Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit maj janë raportuar 18 raste të dhunës në familje.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje. Gjatë muajit maj- 2025, janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si më poshtë: – 11 raste në Ferizaj; – 5 raste në Shtime; – 1 rast në Kaçanik; -1 rast në Shtërpcë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në maj të vitit 2024 ishin raportuar 19 raste të dhunës.
“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit maj 2025 ka shënuar zbritje prej – 5 %, krahasuar me muajin maj të vitit 2024.”