Gjatë gjithë ditës u raportua për ndarjen e saj nga Blero, ky është postimi i vetëm i Afronës - Gazeta Express
string(92) "gjate-gjithe-dites-u-raportua-per-ndarjen-e-saj-nga-blero-ky-eshte-postimi-i-vetem-i-afrones"

Gjatë gjithë ditës u raportua për ndarjen e saj nga Blero, ky është postimi i vetëm i Afronës

Rozë

Gazeta Express

20/05/2022 8:10

Mediat rozë dje kanë qenë të mbushura me shkrime për ndarjen e këngëtarit Blero dhe modeles Afrona Dika, shkruan Express.

Dyshimet për një ndarje të mundshme mes çiftit i shtuan fshirjet e postimeve të përbashkëta në Instagram.

Lexo Edhe:

Në fakt, Express kishte shkruar para disa dite se në marrëdhënie të çiftit mund të këtë krizë, pasi që çifti nuk kishte postuar foto së bashku në Instagram për një kohë të gjatë.

Pavarësisht këtyre raportimeve, Blero dhe Afrona s’kanë reaguar ende. I vetmi postim i saj është një urim në InstaStory për një shoqe.

Në orët e mbrëmjes Blero ka reaguar me një foto.

Ai është aty bashkë me prezantuesin Robert Bojaj dhe dramaturgen Getoarbë Mulliqi.

“Familja”, ka shkruar ai mbi këtë fotografi.

Gazeta Express ka tentuar që të bisedojë me Bleron dje, por këngëtari e ka pasur të fikur telefonin e tij.