Gjatë 24-orëve të fundit u ngritën 69 aktakuza ndaj 91 personave në Kosovë - Gazeta Express

Gjatë 24-orëve të fundit u ngritën 69 aktakuza ndaj 91 personave në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

22/09/2020 11:45

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 91 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona për 48 orë, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 8 persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, 6 persona të dyshuar, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit 3 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 39 aktakuza kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për 3 persona dhe ka ngritur 10 aktakuza kundër 26 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 4 aktakuza, kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orëve dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 9 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar 2 persona të dyshuar në 2 raste të ndara, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 2 personave, si dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave për vepra të ndryshme penale. /Express/