Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë, dy persona dërgohen në mbajtje - Gazeta Express
string(76) "gjashte-raste-te-dhunes-ne-familje-per-24-ore-dy-persona-dergohen-ne-mbajtje"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:08

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë, dy persona dërgohen në mbajtje

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 10:08

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orëshin e fundit në Policinë e Koso

Nga këto raste dy persona janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Graçanicë / 03.09.2025 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

· Obiliq / 03.09.2025 – 11:30. Janë shoqëruar ne stacion per intervistim te dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi qe te njëjtit dyshohet se kane kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. E dyshuara pasi është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion dy të dyshuarit kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

. Pejë / 03.09.2025 – 14:00. Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshje, dyshohet se jane sulmuar nga e dyshuara femer kosovare. Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve

. Malishevë / 03.09.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.