Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Në raport, bëhet e ditur edhe se, rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë, Podujevë dhe Pejë.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 25.11.2025 – 02:43. Janë arrestuar dy të dyshuar (babë e bir-i mitur), pasi që pas një mosmarrëveshje kanë goditur njëri-tjetrin. Të njëjtit, kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë 25.11.2025 – 12:30. Është iniciuar rasti ku të përfshirë kanë qenë dy bashkëshortët, bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, urdhrin mbrojtës dhe strehimoren, ndërsa me vullnetin dhe dëshirën e saj është kthyer tek prindërit e vet. I dyshuari gjendet në arrati.
Prishtinë 25.11.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për motive të panjohura është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor.
Prishtinë 25.11.2025 – 17:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 24.11.2025 – 18:00. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare, i dyshuari mashkull kosovar-djali i saj së bashku me bashkëshorten e tij, në vazhdimësi janë duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Pejë 25.11.2025 – 20:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë psikike nga djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.