Gjashtë lojtarë të Realit e rrezikojnë suspendimin nëse ndëshkohen ndaj Bayernit - Gazeta Express
string(80) "gjashte-lojtare-te-realit-e-rrezikojne-suspendimin-nese-ndeshkohen-ndaj-bayernit"

Sport

Gazeta Express

06/04/2026 13:35

Gjashtë lojtarë të Realit e rrezikojnë suspendimin nëse ndëshkohen ndaj Bayernit

Sport

Gazeta Express

06/04/2026 13:35

Real Madridi është vënë në telashe para përballjes gjigante me Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Janë plot gjashtë lojtarë të “Los Blancos” që e rrezikojnë suspendimin për ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit bavarez në Allianz Arena, shkruan “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për lojtarët: Aurélien Tchouameni, Jude Bellingham, Álvaro Carreras, Kylian Mbappé, Dean Huijsen dhe Vinicius Junior.

Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet me karton të verdhë në “Santiago Bernabeu”, do të mungojë në ndeshjen e kthimit të Championsit javën tjetër shkaku i rregullave të UEFA-s.

Trajneri Alvaro Arbeloa dhe tifozët madrilenë janë nën ethe… /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement