Gjashtë gabimet që e dëmtojnë telefonin gjatë mbushjes - Gazeta Express
string(54) "gjashte-gabimet-qe-e-demtojne-telefonin-gjate-mbushjes"

Gjashtë gabimet që e dëmtojnë telefonin gjatë mbushjes

AutoTech

Gazeta Express

22/02/2024 21:41

Përdorimi i telefonit gjatë mbushjes konsiderohet ndër gabimet më të mëdha, por ky s’është i vetmi.

Ekspertët e teknologjisë kanë thënë se edhe përdorimi i mbushësit të vjetër ose falsi mund ta dëmtojë telefonin shumë, sidomos nëse është i mençur.

Lexo Edhe:

Në një artikull të Komando, thuhet se duhet pasur kujdes edhe me mbushësit portativë, të njohur si “power bank”.

Ata mund të mos mbushen me energji të nevojshme dhe kur kyçen në telefona, e dëmtojnë sistemin e brendshëm.

Nuk rekomandohet që bateria e telefonit të bie në zero, e pastaj të mbushet nga fillimi. Kjo pasi telefoni është i lodhur dhe i duhet më tepër energji, e kjo mund ta dëmtojë telefonin.

Largoni edhe mbështjellësin gjatë mbushjes.

Mbështjellësi i njohur si “case”, mund të shkaktojë nxehjen e telefonit kur mbushet. Rekomandohet që ta hiqni atë dhe mund ta ktheni kur ta largoni nga priza.

Po ashtu rekomandohet që telefoni të mos shkyçet nga rryma nëse nuk mbushur komplet. Mbusheni deri në 99 për qind ose 100, që bateria të “jetojë” më gjatë.