Gjashtë efektet pozitive të drithërave - Gazeta Express
string(38) "gjashte-efektet-pozitive-te-dritherave"

Gjashtë efektet pozitive të drithërave

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

01/06/2023 20:34

Drithërat e plota ofrojnë një paketë të plotë me përfitime shëndetësore, në ndryshim nga drithërat e përpunuara, të cilave u hiqen lëndë ushqyese gjatë procesit të përpunimit dhe studimet tregojnë se konsumi i tyre lidhet me probleme shëndetësore si mbipesha dhe inflamacioni.

Nga ana tjetër, ngrënia e drithërave të plota shoqërohet me përfitime të ndryshme, duke përfshirë një rrezik më të ulët të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut.

Lexo Edhe:

Konsumi i drithërave si amaranthi, orizi ngjyrë kafe, bullguri, tërshëra, kuinoa, kanë dhe një sërë përfitimesh.

– Janë të pasura me lëndë ushqyese dhe fibra

– Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

– Ulin rrezikun e goditjes në tru

– Ulin rrezikun nga obeziteti

– Ulin rrezikun e diabetit të tipit 2

– Ndihmon në sistemin tretës

/Shqip.com