Gjarpri i fshehur në pjesën e ngarkesës së aeroplanit, fluturimi shtyhet për dy orë - Gazeta Express
string(82) "gjarpri-i-fshehur-ne-pjesen-e-ngarkeses-se-aeroplanit-fluturimi-shtyhet-per-dy-ore"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 9:56

Gjarpri i fshehur në pjesën e ngarkesës së aeroplanit, fluturimi shtyhet për dy orë

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 9:56

Një fluturim i një aeroplani në Australi u vonua për dy orë pasi në të u gjet një gjarpër në pjesën e ngarkesës.

Gjarpri ishte një gjarpër i gjelbër prej 60 centimetra, i cili rezultoi të ishte i padëmshëm.

Kapësi i gjarpërinjve, Mark Pelley, tha se në fillim mendoi se gjarpri ishte helmues dhe rrezikonte të fshihej thellë brenda aeroplanit.

Ai paralajmëroi stafin e linjës ajrore se nëse gjarpri do të zhdukej, do të duhej evakuimi i pasagjerëve.

Por Pelley e kap gjarprin në tentativën e parë, duke shmangur kështu një kërkim të gjatë dhe të ndërlikuar.

Gjarpri u dorëzua te një veteriner në Melburn, ku do të marrë kujdesin nga një mbajtës i licencuar.