Gjarpri 5-metërsh gjendet në dhomën e ndejës te një familje - Gazeta Express
string(59) "gjarpri-5-metersh-gjendet-ne-dhomen-e-ndejes-te-nje-familje"

Fun

Gazeta Express

22/06/2022 14:37

Gjarpri 5-metërsh gjendet në dhomën e ndejës te një familje

Fun

Gazeta Express

22/06/2022 14:37

Një familje në Birmingham të Anglisë e telefonoi Policinë, pasi në shtëpi u kishte hyrë një gjarpër 5 metra i gjatë.

Gjarpri po qëndronte në dhomën e ndejës, shkruan “Upi” të hënën, derisa burri i shtëpisë tha se i largoi fëmijët nga dhoma dhe i telefonoi autoritetet.

Ekipi e hoqi gjarprin nëpërmjet një këllëfi.

“Nuk jemi të sigurt se si gjarpri hyri. Dyshohet se mund të ketë hyrë nëpërmjet sistemit të tubacioneve. Gjarpri është absolutisht mirë dhe do të kërkojë për një shtëpi të re”, thuhet në njoftimin policor.