Skender Hajredini, një 70-vjeçar nga Mitrovica, ka ndarë një rrëfim prekës dhe të ngarkuar emocionalisht për Kosova Live, lidhur me tragjedinë që i ndryshoi jetën. Në vitin 2013, gjatë një udhëtimi familjar, vetura ku ndodhej ai me gruan dhe anëtarët e tjerë të familjes u godit nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar vdekjen e bashkëshortes së tij, Shukrije Hajredini.
Menjëherë pas aksidentit, Skenderi kishte vendosur që të mos kërkonte hakmarrje ndaj fajtorit, duke zgjedhur faljen.
“” Gjakun e gruas ua fala menjëherë familjes së atij djali. Isha i lënduar, por doja paqe,” rrëfeu ai me lot në sy.
Megjithatë, vendimi i tij nuk u mirëprit nga familjarët e bashkëshortes së ndjerë, të cilët prisnin një reagim më të ashpër dhe qëndrueshmëri më të madhe në kërkesën për drejtësi.
Ai thekson se me kalimin e kohës është bindur se drejtësia nuk është vendosur siç duhet, dhe se falja e hershme është keqinterpretuar si dobësi.
Ky rrëfim vjen në një kohë kur familja Hajredini ende përballet me procedura gjyqësore edhe pas 12 vitesh.
Për më shumë nga intervista, ndiqni videon në Kosova Live: