“Gjaku i pikonte, ishte film horror” - Si e vrau kosovari të dashurin e ish-gruas në sy të fëmijëve - Gazeta Express
string(94) "gjaku-i-pikonte-ishte-film-horror-si-e-vrau-kosovari-te-dashurin-e-ish-gruas-ne-sy-te-femijeve"

“Gjaku i pikonte, ishte film horror” – Si e vrau kosovari të dashurin e ish-gruas në sy të fëmijëve

Lajme

Gazeta Express

15/06/2021 7:54

Mediat belge kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja ku shqiptari nga Kosova vrau të dashurin e ish-gruas para syve të fëmijëve.

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme pranë një shkolle në Waterbaan, Deurne.

Lexo Edhe:

Autori i krimit është Betim A. 48-vjeç, i cili u arrestua menjëherë.

Mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt.

Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”.

Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror” tregoi një tjetër qytetar.