Gjakovë: Rrahje në një kafene - një person theret me thikë - Gazeta Express
string(55) "gjakove-rrahje-ne-nje-kafene-nje-person-theret-me-thike"

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 21:37

Gjakovë: Rrahje në një kafene – një person theret me thikë

Lajme

Gazeta Express

14/09/2025 21:37

Një person është therur me mjet të mprehtë në Gjakovë pas një përleshje në një kafiteri.

Kjo ka ndodhur në Gjakovë të dielën rreth orës 11:00.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Sot, më 14 shtator 2025, rreth orës 11:10, policia është njoftuar për një përleshje fizike në një kafeteri në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, mes dy personave të rritur. Si pasojë e incidentit, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga tjetri.Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dal në vëndin e ngjarjes dhe, në konsultim me të, është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”.I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express