Zëdhënësja në policinë e Gjakovës, Vlera Kasniqi, ka konfirmuar për Gazetën Express se në Stacionin Policor në Gjakovë, “janë paraqitur një nënë me vajzën e saj të mitur për të raportuar një rast të dyshimit për sulm seksual, ku si i dyshuar është një person i moshës madhore, anëtar i ngushtë i familjes”.
Lidhur me rastin, Krasniqi tha se “për t’u siguruar që e mitura të trajtohet me kujdesin e duhur, ajo është dëgjuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të zyrtares nga Qendra për Punë Sociale”.
Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin.
“Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është inicuar rasti ‘Sulmi seksual’”, shtoi Krasniqi.