Gjakovë: E ndalin në rrugë dhe ia vjedhin paratë - Gazeta Express
string(47) "gjakove-e-ndalin-ne-rruge-dhe-ia-vjedhin-parate"

Gazeta Express

26/01/2020 14:40

Gjakovë: E ndalin në rrugë dhe ia vjedhin paratë

Gazeta Express

26/01/2020 14:40

Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në polici se derisa ishte duke ecur, dy persona të panjohur e kanë plaçkitur

Rasti ka ndodhur mëngjesin e  së shtunës në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, ku viktima ka bërë të ditur se hajnat i kanë vjedhur një shumë parash.

Lexo Edhe:

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, përgjatë  rrugës derisa ishte duke ecur, dy persona të panjohur me forcë i kanë  grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Po ashtu, policia ka theksuar se rasti është duke u hetuar./Express/