Dy të mitur nga Gjakova janë arrestuar për një vjedhje që kanë kryer para tetë ditësh
Rasti ka ndodhur më 22 dhjetor, ku dy të miturit kishin vjedhur një Ipad dhe 600 euro para të gatshme nga kioska e një personi.
“Lidhur me rastin janë arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe një mashkull K-Egjiptian, që të dytë të mitur, pasi që të njëjtit kishin vjedhur 600 euro dhe një Ipad, nga kioska e viktimës mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Express/