Gjakovarit i gjenden zollë e gulinov në shtëpi - Gazeta Express
string(46) "gjakovarit-i-gjenden-zolle-e-gulinov-ne-shtepi"

Gjakovarit i gjenden zollë e gulinov në shtëpi

Lajme

Gazeta Express

21/10/2021 10:31

Policia në Gjakovë ka arrestuar një 30-vjeçar të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe mjete tjera luftarake, raporton Express

Nga Policia e Gjakovës kanë deklaruar për Express se 30-vjeçari V.Sh. nga fshati Rogovë, është arrestuar të mërkurën.

Lexo Edhe:

“Pas një pune intensive të hetuesve nga Stacioni Policor në Gjakovë, më datë 20.10.2021 është arritur që të identifikohet dhe lokalizohet i dyshuari, ndërsa në konsultim me prokurorin kujdestar është realizuar urdhër-kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar armët si në vijim: Një Zol – e zbrazët, një Gulinov, cal.12.7 mm dhe një revole cal.7.65 mm”, kanë deklaruar nga policia.

Tutje është bërë e ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“I njëjti është shoqëruar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, kanë bërë të ditur nga policia./GazetaExpress/