Gjakovari sulmon tre persona në një lokal, nxjerr edhe thikën - Gazeta Express

Gjakovari sulmon tre persona në një lokal, nxjerr edhe thikën

Lajme

Gazeta Express

17/01/2021 9:59

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi ka sulmuar fizikisht tre persona, teksa ata po qëndronin në një lokal, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Gjithashtu, i dyshuari ka tentuar t’i godasë me thikë viktimat, por është ndaluar nga të pranishmit në lokal, ka bërë të ditur Policia.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat femër dhe mashkull kosovar deri sa ishin duke qëndruar në një lokal. Po ashtu i dyshuari ka tentuar t’i godas me thikë por është ndaluar nga të pranishmit në lokal”, njofton Policia.

Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Express/