Gjakovari rrahu gruan shtatzënë me grushte në kokë dhe trup – aktakuzë kundër tij - Gazeta Express
string(79) "gjakovari-rrahu-gruan-shtatzene-me-grushte-ne-koke-dhe-trup-aktakuze-kunder-tij"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 11:42

Gjakovari rrahu gruan shtatzënë me grushte në kokë dhe trup – aktakuzë kundër tij

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 11:42

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria njofton se, “më 17 korrik 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës,  M.B., bashkëshortes së tij, e cila është viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.

Lexo Edhe:

Pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor”.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri M.M, të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.