Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it - Gazeta Express
string(73) "gjakata-amerikane-elon-musk-mashtroi-investitoret-ne-blerjen-e-twitter-it"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 15:32

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 15:32

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk ka mashtruar aksionerët e Twitter-it. Padia civile kolektive u paraqit kundër Musk në vitin 2022 nga një grup investitorësh.

Ata e akuzuan manjatin e teknologjisë se ka bërë deklarata të rreme në një përpjekje të qëllimshme për të ulur çmimin e aksioneve të kompanisë së rrjeteve sociale para se ta blinte atë për 44 miliardë dollarë, shkruan A2CNN.

 Musk fillimisht pranoi të blinte Twitter në prill të vitit 2022, pastaj u përpoq të tërhiqej nga blerja para se në fund ta finalizonte atë.

Musk u detyrua të dëshmonte gjatë gjyqit federal që zgjati disa javë në San Francisco. Ai mohoi çdo shkelje apo pretendim të ngritur kundër tij. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë shume dëmshpërblimi financiar do t’u akordonte juria paditësve

Advertisement
Advertisement
Advertisement