Hajnat vodhën stoli me vlerë prej 400 mijë funtesh në shtëpinë e futbollit të njohur francez, Olivier Giroud.
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Chelseat jeton në SHBA. Prej vitit të kaluar luan për Los Angeles FC.
38-vjeçari Giroud është bërë objektivi i fundit nga një varg emrash të njohur që janë goditur nga hajnat.
TMZ Sports ka njoftuar se vjedhja në shtëpinë e Giroud ka ndodhu në fillim të këtij muaji. Policia ka njoftuar se gruaja e futbollistit, Jennifer, e ka raportuar vjedhjen më 5 shkurt.
Ajo thirri policinë pasi pa një dritare të thyer në shtëpi. Ndër të tjera mungojnë dhjetëra orë të shtrenjta, por edhe gjëra tjera me vlerë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...