Giroud nuk është afër Interit, Lampard: “Ai është ende futbollisti ynë!” - Gazeta Express
string(67) "giroud-nuk-eshte-afer-interit-lampard-ai-eshte-ende-futbollisti-yne"

Gazeta Express

24/01/2020 23:20

Giroud nuk është afër Interit, Lampard: “Ai është ende futbollisti ynë!”

Gazeta Express

24/01/2020 23:20

Kampioni i Botës, Oliver Giroud mbetet objektivi numër 1 i Inter për të përforcuar vijën e sulmit për pjesën e mbetur të sezonit.

Në fakt futbollisti i Chelseat është një kërkesë specike e trajnerit zikaltër, Antonio Conte, që ka patur francezin nën drejtim që nga kohët kur drejtonte “Blutë e Londrës”.

Gjithsesi, tentimi që është projektuar prej kohësh rrezikon të shpërbëhet.

Pikërisht për këtë argument foli gjatë konferencës për mediat edhe vetë trajneri i Chelseat, Frank Lampard, i cili “trondit” planet e Inter.

“Ai është ende futbollisti ynë!”

“Situata e Giroud ka mbetur e njëjtë, nuk ka ndryshuar. Ka patur kontakte me klube të tjerë, por mbetet ende një futbollisti ynë”, deklaroi Lampard.