Giroud mesazh Benzemës dhe Deschampsit - Gazeta Express
string(38) "giroud-mesazh-benzemes-dhe-deschampsit"

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 10:38

Giroud mesazh Benzemës dhe Deschampsit

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 10:38

Olivier Giroud është i bindur se ende mund t’i dhurojë ende shumë më shumë Francës. Ai tani për tani është vetëm zëvendësues me kthimin te Franca të Karim Benzemas.

Didier Deschamps po i beson më shumë sulmuesit të Real Madridit, por Giroud është i bindur se Franca do të ketë nevojë këtë Evropian edhe për cilësitë e tij.

“Nuk kam mbaruar, përkundrazi. Jam 35 vjeç, por me ambiciet e një 20-vjeçari. Përqendrohem maksimalisht në fushë, pasi dua të bëj më të mirën, të fitoj dhe asgjë tjetër. Besomëni, gjyshi nuk ka vdekur ende”, u shpreh Giroud.

Giroud i dërgon edhe një mesazh rivalit të tij në sulmin e Francës, Karim Benzema, me të cilin duket se ka vendosur paqe, pas disa përballjeve në distancë vitet e kaluara (Benzema shprehej se ndihej një Ferrari, por Franca përdorte një makinë kart si Giroud).

“Deklaratat që bënte atëherë më bënin të qesh dhe i marr me sportivitet edhe tani,. Unë di të fal dhe kemi një grup goxha të fortë. Me Karim shkojmë shumë mirë dhe kemi vendosur që të shkojmë të bëjmë një garë me makina kart, nëse fitojmë Europianin. Për momentin trajneri po i jep besim atij, por unë e di se kam cilësi të caktuara, për të cilat herët a vonë Franca do të ketë nevojë”, tha Giroud.

Benzema nuk la shumë gjurmë në dy ndeshjet e para të Francës në Euro 2020, por me dy golat kundër Portugalisë, ai do të vazhdojë të jetë i preferuari i Deschamps edhe kundër Zvicrës, me të cilin në sulm do të startojnë Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe. /Gazeta Express/