Giroud ia siguron fitoren e madhe Chelseat kundër Atleticos - Gazeta Express
string(59) "giroud-ia-siguron-fitoren-e-madhe-chelseat-kunder-atleticos"

Futboll

Gazeta Express

23/02/2021 22:54

Giroud ia siguron fitoren e madhe Chelseat kundër Atleticos

Futboll

Gazeta Express

23/02/2021 22:54

Chelsea kthehet në Londër me buzëqeshje në fytyrë.

Blutë kanë arritur të marrin rezultat shumë pozitiv nga ndeshja e parë me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

90 minuta në “Wanda Metropolitano” i kanë takuar Chelseat që arriti të fitojë 0-1 dhe tani do të ketë edhe 90 minuta të zjarrta në Stamford Bridge para se të preje biletën për në çerekfinale.

Oliver Giroud në mënyrë akrobatike, e dërgoi topin në rrjetë për 0-1 në minutën e 71-të, gol që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas disa minutave, u konfirmua me VAR.

Sfida e kthimit do të zhvillohet me 17 mars në Londër. /Gazeta Express/