Giroud edhe më afër rinovimit të kontratës me Milanin - Gazeta Express
string(53) "giroud-edhe-me-afer-rinovimit-te-kontrates-me-milanin"

Giroud edhe më afër rinovimit të kontratës me Milanin

Sport

Gazeta Express

05/02/2023 17:22

Olivier Giroud raportohet se do të rinovojë kontratën me Milanin.

Sulmuesi francez vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve kryesorë te “Rossonerët”, teksa ka shënuar 10 gola dhe regjistruar 6 asistime në 26 paraqitje këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas “Sky Italia”, Giroud do të mbetet edhe për më gjatë në “San Siro”, teksa kontrata e re do të nënshkruhet në fillim të javës që po vjen.

Mediumi italian raportoi se 36-vjeçari do të zgjasë kontratën deri në verën e vitit 2024.

Kontrata aktuale e reprezentuesit të Francës skadon më 30 të këtij viti.

Olivier Giroud ka zhvilluar në total 64 paraqitje me Milanin, teksa ka shënuar 24 gola dhe shtuar 10 asistime. /Gazeta Express/