Giroud: Dëshiroja që të largohesha, për pak nënshkrova me Tottenham - Gazeta Express
string(65) "giroud-deshiroja-qe-te-largohesha-per-pak-nenshkrova-me-tottenham"

Giroud: Dëshiroja që të largohesha, për pak nënshkrova me Tottenham

Gazeta Express

15/09/2020 23:10

Sulmuesi i Chelsea, ishte përgatitur për t’u larguar nga Stamford Bridge dimrin e kaluar, aq shumë saqë e mori në konsideratë kalimin në Spurs

Olivier Giroud ka pranuar se ai dëshironte të largohej nga Chelsea në dimër, saqë për një moment konsideronte kalimin në Tottenham.

Lexo Edhe:

“Gjatë tri ditëve të fundit të afatit kalimtar, isha në zyrën e trajnerit për të gjetur një zgjidhje. Shpresoja që Chelsea ta gjente një zëvendësues për mua”, ka thënë ai për So Foot.

“Nga ana ime, nuk ishte pse mungonin ofertat: Pothuajse kisha nënshkruar për Lazion, Interin…madje isha aq i vendosur që të largohem që pothuajse nënshkrova për Tottenham!”.  /GazetaExpress/