Milani ka shfrytëzuar barazimin e Interit ndaj Bolognas, duke fituar sonte ndaj Genoas për t’u bërë lider në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi në udhëtim, teksa ndeshja i takoi javës së tetë në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Luigi Ferraris” përfundoi me rezultatin 0:1.
Vëmendje nga kjo ndeshje mori edhe paraqitja e Olivier Giroudit si portier i “Kuqezinjve”. Madje, sulmuesi francez bëri një ndërhyrje vendimtare në fundin e ndeshjes, për të mbajtur portën e paprekur.
Giroud u detyrua të bëhej “gardian” i portës së skuadrës së tij, pasi portieri i Milanit, Mike Maignan (90+9′), u përjashtua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër në kundërshtar dhe jashtë zonës. /Gazeta Express/