Giroud befason me fjalët për Henryn - Gazeta Express
string(35) "giroud-befason-me-fjalet-per-henryn"

Sport

Gazeta Express

27/11/2022 14:30

Giroud befason me fjalët për Henryn

Sport

Gazeta Express

27/11/2022 14:30

Me dy golat e shënuara në Kupën e Botës “Katar 20222”, Olivier Giroud e barazoi rekordin me Thierry Henryn, si dy golashënuesit më të mirë në histori të Kombëtares së Francës.

Sulmuesi i Milanit shënoi dy gola në fitoren 4:1 kundër Australisë dhe momentalisht numëron 51 gola në total me “Gjelat”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Giroud mund të vendosë rekord të ri pasi pritet të paraqitjet edhe në ndeshjet e radhës së Francës në Katar.

36-vjeçari tha për “TF1” këtë të diel se nuk ka armiqësi mes të dyve, por vetëm respekt të madh reciprok.

Ajo që është ndoshta më e habitshme është se ai mbështetet fort nga Henry në këtë përpjekje për thyerje të rekordit historik.

“Një mesazh nga Thierry Henry? Ai e ka zakon, sa herë që shënoj, të më dërgojë një mesazh të bukur për të më uruar. Është gjithmonë një kënaqësi që vjen prej tij”, tha ish-sulmuesi i Arsenalit e Chelseat. /Gazeta Express/