Giro d’Italia nis për herë të parë në Shqipëri, masa të rrepta sigurie dhe bllokime rrugore në Tiranë - Gazeta Express
string(99) "giro-ditalia-nis-per-here-te-pare-ne-shqiperi-masa-te-rrepta-sigurie-dhe-bllokime-rrugore-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 9:26

Giro d’Italia nis për herë të parë në Shqipëri, masa të rrepta sigurie dhe bllokime rrugore në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

09/05/2025 9:26

Gara e çiklizmit Giro d’Italia, ka nisur sot për herë të parë në Shqipëri, duke e kthyer vendin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare sportive. Kjo ngjarje madhore do të zgjasë deri më 11 maj, me tre etapa të rëndësishme që përfshijnë qytete të ndryshme shqiptare.

Etapa e parë e garës starton rreth orës 13:10 nga Porti i Durrësit, me itinerarin që kalon nëpër Kavajë, Rrogozhinë, Bradashesh, Mullet, TEG, Sauk, Surrel dhe përfundon në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 17:03.

Për mbarëvajtjen e garës, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie, përfshirë bllokime të qarkullimit dhe ndalime parkimi në disa zona kyçe të Tiranës.

🔸 Nga ora 13:00 deri në 18:00, ndalohen lëvizja dhe parkimi i automjeteve nga fshati Gracen deri te rreth-rrotullimi i TEG, duke përfshirë edhe rrugët kryesore si Rruga e Elbasanit, Bulevardi Bajram Curri, rrugët Muhamet Deliu, Ali Shefqeti, si dhe segmentet drejt Freskut, Saukut dhe Surrelit.

🔸 Bllokime të tjera përfshijnë edhe rrugët Sotir Caci, Xhanfize Keko, bulevardin Zhan Dark dhe Dëshmorët e Kombit.

Etapa e dytë zhvillohet po në Tiranë, me ndalim parkimi nga ora 08:00 deri në 10:00 në zona si Zogu i Zi, rruga e Durrësit, Fortuzi dhe pas Pallatit të Kulturës.

🔹 Nga ora 10:00 deri në 18:00, ndalohet qarkullimi në Sheshin Skënderbej, Bulevardin Gjergj Fishta, Bajram Curri, Muhamet Gjollesha, Ibrahim Rugova dhe segmente të tjera të qytetit.

Etapa e tretë do të zhvillohet në Vlorë, duke sjellë sërish emocione për sportdashësit dhe promovim të Shqipërisë si destinacion sportiv ndërkombëtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement