string(101) "giro-ditalia-ne-tirane-policia-e-shtetit-nis-zhvendosjen-e-automjeteve-qe-pengojne-itinerarin-e-gares"

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 17:23

Giro d’Italia në Tiranë/ Policia e Shtetit nis zhvendosjen e automjeteve që pengojnë itinerarin e garës

Shqiperi

Gazeta Express

08/05/2025 17:23

Në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.

Automjetet do të largohen me karrotrec dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.

Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.